Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak në Ujin e Ftohtë në Tepelenë. Një automjet i ngarkuar me materiale ndertimi ka dale nga korsia e vet dhe ka shkaktuar përplasje me një fuoristrade me targa greke.
Advertisements
Për pasojë është lenduar nje grua dhe dy femijet e saj që ndodheshin në bordin e xhipit. Xhipi vinte nga Greqia dhe po shkonte drejt kryeqytetit, nderkohë që u perball me mjetin e ndërtimit që vinte ne krah te kundërt.
Advertisements
Menjëherë të lënduarit janë shoqëruar në drejtim të Spitalit te Gjirokastrës për mjekim të mëtejshëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit që mund të kishte pasoja edhe më tragjike.