Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën.
Advertisements
Policia ka njoftuar se në malin e fshatit Shosh 48-vjeçari ka humbur jetën teksa kishte shkuar për të prerë dru, por dyshohet se një trung e ka goditur duke i shkaktuar plagë të rënda.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.