“Do jap shpirtin për t’iu bërë krenar”, Florian Marku tregon datën e duelit në “Air Albania”

Florian Marku do të realizojë një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë, pasi do të zhvillojë një nga përballjet më të rëndësishme të tij në Shqipëri, në “Air Albania”.

Advertisements

Boksieri shqiptar, kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë IBF International ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka njoftuar datën se kur do të zbresë në ring në “Air Albania”, nën sytë e gjithë tifozëve shqiptarë.

“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës. Në datën 25 Gusht ju pres të gjithëve në ‘Air Albania’.

Advertisements

Kundërshtari dhe info rreth biletave do dalin këtë javë.

Ju premtoj që do jap shpirtin për t’iu bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës”, ka shkruar Marku.

Artikulli paraprakNdodh e papritura në seancën gjyqësore të Salianjit, Klodiana Lala zbardh arsyen
Artikulli tjetërE rëndë në vend! Një person bie nga kati i dytë dhe humb jetën, ja çfarë dyshohet