Njerëz që vrapojnë kudo, ja kush është autori i sulmit në qendrën tregtare (VIDEO)

Një 22-vjeçar danez u arrestua për sulmin me armë të ndodhur pasditen e kësaj të diele në një qendër tregtare në Kopenhagen të Danimarkës.

Advertisements

Lajmi u bë i ditur nga kreu i policisë së kryeqytetit, që konfirmoi po ashtu se nga ngjarja ka disa viktima, por pa dhënë shifra.

Ai tha se motivet e ngjarjes nuk janë ende të qarta, por nuk përjashtoi terrorizmin. Ngjarja e rëndë ndodhi në Field, qendra më e madhe tregtare në Danimarkë, e cila ka mbi 140 dyqane dhe restorante.

Advertisements

BBC sjell edhe dëshmitë e disa personave që ndodheshin në qendrën tregtare në momentin që nisën të shtënat. “Nuk e kuptoje çfarë po ndodhte, papritur shpërtheu paniku dhe kaosi gjithandej”, tha një dëshmitar.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes ishte planifikuar një koncert i këngëtarit britanik Harry Styles, jo shumë larg qendrës tregtare. Organizatorët njoftuan në Facebook se koncerti do të mbahej pas bashkëpunimit të ngushtë me policinë lokale.

Artikulli paraprakTë shtëna me armë në një qendër tregtare, raportohen për disa viktima
Artikulli tjetërTragjike! Akulli gjigant shkëputet nga mali dhe vret 6 persona disa të plagosur dhe mjaft të zhdukur