Nuk ishin dakord që të lidhej me grekun, babë e bir mbyllin vajzën shqiptare në bodrum

Greqi- Vajza 22 vjeçe kishte lidhje me nje grek 37 vjeç, familja ishte kundër.

Advertisements

Jo vetëm kaq. Babai 50-vjeçar së bashku me djalin e tij 21-vjeçar e kanë rrëmbyer 22-vjeçaren. Ata kanë dalë pasditen e së dielës me makinë në rrugët e Kypselit dhe kanë nisur të kërkojnë.

Në një moment e kanë parë teksa po ecte me të dashurin e saj 37-vjeçar dhe më pas kanë zbritur nga automjeti i tyre dhe me forcë e kanë marrë të renë dhe e kanë futur në makinë. Sipas Proto Thema, babë e bir e dërguan 22-vjeçaren në një apartament nëntokësor në Kaisariani.

Advertisements

Ata ishin kujdesur t’i merrnin celularin 22-vjeçares, në mënyrë që ajo të mos kërkonte ndihmë ndërkohë që ishte e izoluar. Babai dhe vëllai u përpoqën ta bindnin vajzën që të ndahej nga 37-vjeçari dhe këtë që po bënin ishte në të mirë të saj. Vajza u mbajt në bodrum për orë të tëra derisa gjeti një mënyrë për tu arratisur dhe më pas lajmëroi policinë.

Pas pak minutash në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe dhe ka bërë arrestimin e 50-vjeçarit, të djalit dhe të një shoku të tyre që i ndihmoi. Dy të parët janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur procedimi për veprën penale të rrëmbimit.

Artikulli paraprakTronditëse/ Gruaja gjen të vdekur në oborr burrin shqiptar (EMRI)
Artikulli tjetërPër të gjithë djemtë beqarë, moderatorja e njohur zbulon kushtin që duhet të plotësojë partneri i saj