Një 53-vjeçar është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhi e Palasës.
Advertisements
Policia bën të ditur se ai ka qenë duke notuar dhe dyshohet se ka pësuar infarkt, e si pasojë është mbytur.
“Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.
Advertisements
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.