I shpëtoi atentatit me tritol në Shkodër, si e kuptoi drejtoresha se makinës së saj i ishte vendosur lëndë plasëse (Dëshmia në polici)

Ka qenë vetë drejtoresha e Shëndetit Publik në Shkodër, Suida Kuka e cila ka parë lëndën e dyshimtë në gomën e përparme të mjetit të saj dhe menjëherë ka lajmëruar policinë e Shkodrës.

Advertisements

Më pas është dashur ndërhyrja e forcave xhenerike të cilat kanë bërë shpërthimin me telekomandim të lëndës plasëse.

Advertisements

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga shpërthimi i komanduar.

Drejtoresha ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë person dhe se nuk dinte arsyen përse ishte vendosur tritoli në mjetin e saj.

Ajo ishte emëruar në këtë pozicion prej më shumë se një viti dhe deri më tani nuk raportohet të ketë pasur probleme me persona të caktuar.

Lënda plasëse është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe mund të bëhet identifikimi i autorit, por deri më tani policia ende nuk ka bërë të mundur identifikimin e tij.

Artikulli paraprakKy është “Range Rover-i” i Suida Kukës, poshtë ishte vendosur tritol! Si e parandaloi policia në kohë atentatin
Artikulli tjetër‘Çmendet’ moti në Shqipëri, bie breshër sa një top golfi (FOTO)