Ky është “Range Rover-i” i Suida Kukës, poshtë ishte vendosur tritol! Si e parandaloi policia në kohë atentatin

Kjo është makina tip “Range Rover” në pronësi të Suida Kukës, poshtë së cilës ishte vendosur një pako me lëndë plasëse.

Advertisements

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër.

Aktualisht Suida Kuka mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.

Advertisements

Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e pakos.

“Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases Suida Kuka, banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se: Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”

Artikulli paraprakDështon atentati me tritol në Shkodër, shënjestër ishte një grua (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërI shpëtoi atentatit me tritol në Shkodër, si e kuptoi drejtoresha se makinës së saj i ishte vendosur lëndë plasëse (Dëshmia në polici)