Dështon atentati me tritol në Shkodër, shënjestër ishte një grua (EMRI+FOTO)

Shkodër- Një pako e dyshimtë alarmoi policinë e Shkodrës para disa orësh.

Advertisements

Pakoja e dyshimtë është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA.

Advertisements

Dyshohet se brenda pakos ka pasur lëndë plasëse.

Policia u njoftua rreth orës 16:00 për një pako të dyshimtë e cila ishte lënë në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi.”

Policia menjëherë vendosi perimetrin e sigurisë në zonë.

Ende nuk dihet se kush mund ta ketë vënë pakon në atë zonë dhe për cilën arsye.

Pritet të bëhet monitorimi i kamerave të sigurisë për të parë lëvizjet e personave që kanë lënë pakon.

Është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA pakoja e dyshimtë që alarmi Shkodrën.

Abc mëson se lënda plasëse ishte vendosur poshtë mjetit të drejtores së operatorit të kujdesit shëndetësor, Suida Kuka.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në vend, plagoset shoferi (EMRI)
Artikulli tjetërKy është “Range Rover-i” i Suida Kukës, poshtë ishte vendosur tritol! Si e parandaloi policia në kohë atentatin