Një 42-vjeçar grek ka ndërruar jetë pak ditë më parë, pasi pesë shqiptarë e kanë dhunuar për vdekje. Sipas mediave greke, viktima është shtetasi Dhimitri dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në qendër të Athinës.
Advertisements
Dhimtri ishte në lokal me të dashurën e tij, por në një moment është larguar për të shkuar në tualet. Në këtë kohë, një grup të rinjsh me origjinë shqiptare i kanë ngacmuar të dashurën 42-vjecarit.
Sapo ky i fundit është kthyer, është njoftuar nga e dashura për ngjarjen. Viktima është çuar dhe i është drejtuar 5 shtetasve shqiptarë, të cilët sipas dëshmitarëve njihen si problematikë. Këtë të fundit kanë sulmuar 42-vjeçarin, duke vazhduar konfliktin jashtë lokalit.
Advertisements
Ata kanë nisur ta godasin duke përdorur edhe një dorezë metalike. Viktima ka marrë plagë të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Goditjet në kokë kanë qenë fatale duke i shkaktuar 42 vjeçarit hemoragji. Në orën 02:05 është njoftuar ambulanca, megjithatë 42 vjeçari nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra.
Kjo ngjarje e rëndë është rikthyer në qendër të vëmendjes në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku gazetari i njohur Etmond Guri, ka dhënë disa detaje të reja.
“42-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e dhunës nga pesë shtetas me origjinë shqiptare. Dy prej tyre janë arrestuar dhe kanë pranuar krimin, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.
Janë vënë në pranga dy autorët kryesorë, nuk dihet ende identiteti i tyre, por thuhet se janë nga veriu i Shqipërisë.
Është vrasje me paramendim. Nuk është thjesht një incident i thjesht, por është më e komplikuar.
Nga dëshmitarët e mi të besueshëm është diçka më shumë, por për shkak të hetimeve nuk flas dot më shumë. Në ditët në vijim mund të kemi detaje të reja”, tha Guri.