Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas, SHBA, mbrëmjen e së hënës, 27 qershor.
Advertisements
Një zyrtar zjarrfikës tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar gjithashtu në spital.
San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve, shkruan BBC.
Advertisements
Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente, pasi i takojnë në zona të largëta pasi të kenë arritur të kalojnë në Shtetet e Bashkuara.
“Ata kishin familje…dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë,” tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg, raporton abcnews.al.
“Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore.”
Ministri i Jashtëm meksikan Marcelo Embrard njoftoi se konsulli meksikan është duke shkuar për në vendin ku dhjetëra emigrantë u gjetën të vdekur brenda një rimorkio kamioni në San Antonio, Teksas, të hënën.
Z. Ebrard tha në Twitter se kombësia e viktimave ishte ende e panjohur.
Policia e San Antonios tha se deri më tani tre persona janë në paraburgim si të autorë të dyshuar të tragjedisë, por nuk dha detaje të tjera.
Autoritetet meksikane thanë se të paktën dy nga të mbijetuarit besohet të jenë nga Guatemala.
Tragjedia ka rindezur debatin politik rreth politikës së Shteteve të Bashkuara për emigrantët, me numrat që kalojnë kufirin në rritje këtë vit.
Guvernatori republikan i Teksasit Greg Abbott fajësoi për vdekjet presidentin amerikan Joe Biden dhe “politikat e tij vdekjeprurëse të kufirit të hapur”.
Ky nuk është incidenti i parë në kufirin SHBA-Meksikë në Teksas që përfshin vdekje të shumta të njerëzve që tentojnë të largohen për një jetë më të mirë.
2003 – 18 persona, duke përfshirë një djalë shtatëvjeçar, u gjetën të vdekur brenda një kamioni të mbinxehur në Victoria, një qytet në Teksasin jugor.
2012 – 15 persona vdiqën pasi një kamionçinë me më shumë se 20 persona pa dokumente u përplas me një pemë, duke vrarë 15 prej tyre.
2017 – 10 burra vdiqën në San Antonio në një kamion me rreth 200 njerëz pa ujë ose ushqim.
2021 – të paktën 10 njerëz vdiqën dhe 20 të tjerë u plagosën në gusht pasi një furgon u përplas në Teksasin jugor.