Vrasja e Martin Çeços për xhelozi/ Flet vajza që policia thotë se ishte “molla e sherrit”, ja çfarë tregon Tina Pajollari

Vrasja e Martin e Çeços nga fshati Kolanec i Maliqit pasoi me arrestimin e 3 personave si të dyshuar për këtë ngjarje.

Advertisements

Dhe shkak, siç është thënë dhe nga policia bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet të jetë një vajzë e quajtur Tina Pajollari.

Emisioni Uniko ishte në fshatin Marjan të Korçës, ku dhe jeton vajza së bashku me familjen. Gjatë bisedës me gazetarin Spartak Koka, Tina Pajollari pranon se Martin Çeço i kishte shkruar në rrjetet sociale.

Advertisements

Ajo thotë se nuk e njihte të ndjerin Martin Çeço dhe se celularin ia ka sekuestruar policia për llogari të hetimeve ku dhe është bërë kqyrja e bisedave me mesazhe.

Por policia ka deklaruar se shkaku i ngjarjes dyshohet të jetë pikërisht xhelozia për Tinën e njërit prej personave të arrestuar si të dyshuar, Valter Mollajt.

Ky i fundit është nga fshati Marjan, ku jeton me bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur.

Vetëm pak metra larg shtëpisë së tij është banesa e familjes së Tinës. Dhe nga hetimet e policisë është thënë se Valter Molla ka qenë në një lidhje me Tina Pajollarin, dhe kur ka parë Martin Çeçon të fliste më të në celular është bërë xheloz.

Mirëpo vetë Tina, por edhe nëna e saj, mohuan për një lidhje me komshiun e tyre Valter Mollaj. Ato pranuan vetëm se Valter Mollaj dhe familja e tij i kanë ndihmuar dhe se Tina punonte në stallën e tyre dhe ndihmonte me lopët.

Gjatë intervistës, adoleshentja degjohet vetem te thote “jo”, “nuk di gje”, “nuk e njihja Martinin”, “nuk kam frike”, “nuk me ka kercenuar njeri” dhe te mohoje cdo perfshirje ne ngjarjen e rende.

Kujtojmë se një javë më parë, babai i të ndjerit Martin Çeço deklaroi se ai dhe djali i tij ishin kërcënuar nga një person në celular sapo Martini mbylli telefonin me Tinën.

Martin Çeço u gjet i vrarë me 16 Qershor. Ai ishte mbytur me litar dhe më pas trupi i tij ishte hedhur në rezervuarin e fshatit Kolanec. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar si të dyshuar 3 persona; Valter Mollaj, djali i xhaxhait Edlir Mollaj dhe bariu i tyre Bleti Angjo. /tvklan.al

Artikulli paraprakNëna dhe djali humbën jetën në aksidentin në Berat, eksperti: Shpejtësia ishte normale, barriera ishte jashtë standardeve
Artikulli tjetërSinan Hoxha del nga vetja në mes të koncertit, merr mikrofonin dhe shan keq serbët (Video)