Emri i tij doli në përgjimet e dosjes “Babale”/ Kush është zv.drejtori i policisë, i pranishëm në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Ditën e sotme janë ekzekutuar masat për 8 policë të cilët ishin të pranishëm në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 21 prill të vitit 2021 në mes të Elbasanit kur pa të shtënave me armë zjarri humbi jetën shtetasi Pjerin Xhuvani. Dy prej policëve, u lanë në arrest shtëpie ndërsa 6 të tjerë u pezulluan nga detyra.

Advertisements

Mes policëve, ishte edhe Albert Nushi, zëvendës drejtori i policisë së Elbasanit, për të cilin gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Por, kush është Albert Nushi:

Advertisements

Emri i tij është përmendur dëgjuar edhe më parë, pasi ka dalë në përgjimet e dosjes “Babale”. Në atë kohë Ervin Salianji publikoi një bisedë, në lidhje me këtë ngjarje ku shprehej se Fredi Alizoti ka marrë para nga kreu i policisë së Fierit, Albert Nushi.

Bëhej fjalë për një bisedë audio e publikuar në Facebook, për të cilën Salianji thotë se është pjesë e përgjimeve të prokurorisë shqiptare.

Komunikimi mes tyre është zhvilluar më 08.06 2018, pasi Alizoti ka dhënë dëshminë e rreme, siç deklaronte Salianji. Në përgjimin e publikuar nga Ervin Salianji, dëgjohet Alizoti që i kërkon para dhe drejtori i policisë i thotë se do të nisë dikë t’ia çojë paratë.

Kujtojmë se Fredi Alizoti është njeriu që dyshohet se në audiopërgjimin e njohur si Babalja, imitoi zërin e vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Agronit.

Artikulli paraprakFundoset jahti luksoz në Drimadhes, si ndodhi ngjarja dhe kush ishte pronari (EMRI)
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e martë, 28 qershor 2022