Detaje nga aksidenti tragjik në Berat/ Nënë e bir humbën jetën, djali i vogël me vigon në krah

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë ka ndërruar jetë ajo dhe djali 6 vjeç.

Advertisements

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë për ABC se djali i mitur kishte vigon në dorë dhe dyshohet se kanë qenë duke ardhur nga spitali.

Sakaq, aksidente të ngjashme janë regjistruar të paktën edhe dy herë të tjera në Berat. Për shkak të mungesës së mbrojtëseve anësore makinat kanë përfunduar në lumin Osum.

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Aksident tragjik në vend, humb jetën nëna dhe fëmija 6-vjeç
Artikulli tjetërMerimanga e zezë pickoi 50-vjeçarin në Rrogozhinë, reagon QSUT: E kemi kundërhelmin, por…