Dalin pamjet nga ndjekja e dy shqiptarëve në Peru, Franc Malo dhe Gentjan Meta të cilët tentuan të trafikonin dy ton kokainë drejt Roterdamit.
Advertisements
“Panorama” ka publikuar përgjimin ku zbulohen lidhjet e dy trafikantëve shqiptarë me biznesmenë peruanë për të koordinuar trafikun e sasive të mëdha të drogës.
Agjentët e Dirandros kishin marrë informacione se dy shqiptarët kishin kaluar kufirin nga Ekuadori për të hyrë në Peru në mënyrë të parregullt.
Advertisements
Falë monitorimit u bë e mundur të zbulohej identiteti i dy shqiptarëve. Hetuesit kanë dhënë urdhër të mbaheshin në ndjekje në çdo vend ku ata lëviznin.
Dy shqiptarët ishin në krye të trafikut të ngarkesës me 2 ton kokainë që u sekuestrua pak ditë më parë nga policia peruane. Ajo u ndalua teksa do të dërgohej në rrugë detare në Holandë e fshehur në kanaçe asparagus.
Kreu i Drejtorisë së Anti Drogës në Peru tha se dy shqiptarët Malo dhe Meta ndodheshin në krye të grupit që trafikonin lëndën narkotike që kishte për destinacion portin e Roterdamit në Holandë.
“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Ne po koordinohemi me autoritetet ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shqiptarëve që kanë mbërritur në vendin tonë në koordinim me mafien shqiptare” u shpreh ai.