E përplasi makina ndërsa ndërronte gomën e kamionit, familjarët e të riut thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+

Familjarët e një të riu nga Elbasani janë duke bërë apel për dhurues gjaku që mund t’i shpëtojnë jetën pas një aksidenti të rëndë. Aksidenti ka ndodhur në Lushnje, ku kamionit me mallra që i riu drejtonte iu ça goma dhe ai po tentonte që ta ndërronte.

Advertisements

Por, për fat të keq në një moment një automjet vjen nga pas me shpejtësi dhe përfundon poshtë kamionit duke lënë të lënduar rëndë edhe Xhulion.

Si pasojë e aksidentit ai ka humbur një nga këmbët. Ai ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës dhe familjarët i bëjnë thirrje kujtdo që ka mundësi të dhurojë gjak të grupit Zero Pozitiv.

Advertisements

Për ata që duan të ndihmojnë Xhulion, familjarët kanë lënë këtë numër kontakti: 0698891103. /abcnews.al/

Artikulli paraprak90 mijë euro për “kokën” e Dumanit dhe të vëllait, KUSH është “Gazi” që i donte të vdekur
Artikulli tjetërPo festonin përfundimin e provimeve, gjenden pa jetë 20 të rinj, shkaqet mbeten mister