SHOKUESE! 43-vjeçarit i zbulohen 2.5 milionë materiale po*nografike për të mitur

Një zbulim tronditës është bërë nga policia greke. Ata kanë arrtiur të arrestojnë një 43-vjeçar që posedonte një dosje voluminoze me rreth 2.5 milionë materiale por nografike për fëmijë.

Advertisements

I arrestuari është punonjës i një supermarketi dhe është lënë nga autoritetet në paraburgim, pasi ky është rasti më i madh i pornografisë së fëmijëve për sa i përket sasisë së dosjeve.

Burime policore bëjnë me dije për Zougla.gr se autori është arrestuar më 6 qershor. Sipas të dhënave ai kishte filluar të grumbullonte materiale por nografike rreth 20 vite më parë dhe përmbajtja ishte për fëmijët nga 3 vjeç e sipër.

Advertisements

I arrestuari jetonte në shtëpinë e prindërve të tij, ndërsa ende nuk dihet nëse fitonte para nga materialet që dispononte apo ishte i fiksuar pas por nografisë me të mitur.

Sipas mediave greke kjo do të provohet pasi hetuesi pritet të urdhërojë hapjen e llogarive bankare, ndërsa provat dixhitale do t’i dërgohen Në/Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike të Greqisë Veriore për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik.

Detajet që çuan Drejtorinë e Krimeve Kibernetike drejt hetimeve të mëtejshme erdhën nga Europol, në kuadër të një operacioni në rrjetin e errët të internetit (Darknet) të kryer nga autoritetet franceze në fillim të vitit të kaluar.

Artikulli paraprak“Talo Çela na ndau 20.000 euro”/ Iu sekuestruan 5 milionë euro pasuri, ja si Nuredin Dumani ‘fundosi’ Gentian Sharrën
Artikulli tjetërShtypi dy policë me “Range Rover”, momenti kur efektivët ndjekin me vrap autorin (VIDEO)