“Talo Çela na ndau 20.000 euro”/ Iu sekuestruan 5 milionë euro pasuri, ja si Nuredin Dumani ‘fundosi’ Gentian Sharrën

Rreth 5 milionë euro, në pronësi të Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafait u sekuestruan me vendim të gjykatës së Elbasanit. Gentian Sharra ndodhet i arrestuar tashmë, pasi prangat i vunë gjatë operacionit “Plumbi i artë”, zhvilluar pas rrëfimit që ka bërë për hetuesit Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ku ka zbuluar implikimin në ngjarje të rënda kriminale në vend për 8 banda të rrezikshme.

Advertisements

Dumani, ka treguar për implikimin e Gentian Sharrës në të paktën dy ngjarje.

Njëra prej tyre, grabitja e një argjendari në Elbasan, në fillim të vitit 2011. Sipas rrëfimit të Dumanit, organizator i kësaj grabitje ka qenë Gentian Sharra.

Advertisements

“Neve na mori Talo Çela. Ne pritem (unë dhe Ilir Feçi) këtë zotëri që kishte florinjtë e kam goditur unë i pari me levë hekuri, mbas qafe ose në kurriz të njëjtën gjë bëri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora. Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe me pas u larguam bashkë me Sharrën.

Ngjarja ka ndodhur në parkim rreth orës 7:30 – 8:00. Ishte një parkim i hapur. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kanë qenë 2 çanta një e kam marrë unë tjetrën e ka marr Ilir Feçi. Talo Çela po na priste tek makina me Gent Sharrën shoqërues, këto ishin për mbrojtje. Kishim një makinë Benz blu e errët, nuk jam i sigurt për ngjyrën, tipi 200-250. Shkuam më pas tek shtëpia e Talo Çelës e cila ndodhet në Bradashesh, një shtëpi private 3 katëshe.

Ngjarja e dytë ku e implikon Gentian Sharrën dëshmia e Nuredin Dumanit bën fjalë për vjedhjen me armë të shtetasit Xhemali Liçi, më datën 19.11.2012, në qytetin e Elbasanit.

SPAK thotë se me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës, i cili sqaron se: “……Në vitin 2013 me sa mbaj mend më takon Talo Çela në një dyqan që unë kisha pas daljes nga burgu. Në këtë dyqan tregtoja këpucë të përdorura. Talo ishte së bashku me Gent Sharrën me një mjet tip Regina. Më tha se kishte një punë për të bërë por na duhen njerëz nga këtej duke nënkuptuar Durrësin. Desha të dija hollësi se për çfarë shume bëhej fjalë dhe ai më tha se bëhej fjalë për 200.000 Euro. Aktiviteti i personit ishte doganier në Korçë por se mbaj mend mirë ose ky ose vëllai i tij.

Në shtëpinë e Talos erdhi Gent Sharra, ishte Talo unë Dorjan Shkoza dhe shtetasi Ardjan Çollaku. Ardjani do të na ndihmonte pas grabitjes. Talo e kishte bërë planin me Gent Sharrën.

Në këtë ngjarje kemi pasur të veshur rroba sportive dhe kapuç ku duken vetëm sytë dhe goja. Pas rreth 1 jave ka ardhur Talo Çela se bashku me vëllain e vet Bujarin dhe kanë shkuar tek puna e Dorit. Dori vjen dhe me thërret mua dhe shkojmë së bashku me Dorin në Shënavlash tek vaskat e peshkut. Talo lekët i kishte tek makina e vëllait dhe na ndau 19 ose 20.000 Euro…. Të njëjtën shumë sa unë kishte marrë edhe Gent Sharra, Talo, Ardjan Çollaku dhe Dori”.

Artikulli paraprakPërshkallëzohet konflikti! 18 luftanije ruse dhe 2 nëndetëse në Mesdhe, admirali Italian trondit me deklaratën: Gati për…
Artikulli tjetërSHOKUESE! 43-vjeçarit i zbulohen 2.5 milionë materiale po*nografike për të mitur