Përshkallëzohet konflikti! 18 luftanije ruse dhe 2 nëndetëse në Mesdhe, admirali Italian trondit me deklaratën: Gati për…

Një flotë anijesh nga vende të ndryshme sic nuk është parë as gjate Luftës së Ftohtë gjendet tani në Mesdhe, pohon kreu i marinës italiane Enrico Credendino në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, e në zonë sipas tij, gjenden edhe 18 luftanije ruse dhe dy nëndetëse.

Advertisements

“Kur në kufijtë e ujërave tanë territorialë ka nëndetëse të armatosura me raketa, atëherë ne duhet t`i diktojmë e t`i ndjekim kudo”, thekson ai.

Admirali sqaron se këtë gjë po e bëjnë me 2 nga 4 fregatat europiane disa misionëshe që disponojnë. Për momentin sipas Credendino, rusët nuk përbëjnë kërcënim.

Advertisements

“Ata lundrojnë në Mesdhe nga baza e Tartusit (Siri) siç bëjmë ne në ngushticën e Siçilisë”, u shpreh ai, duke shtuar sidoqoftë se po mbahen me kujdes nën vëzhgim.

Admirali shpjegon se në këtë pjesë të detit ka edhe turq e francezë, ndërsa SHBA-ja është larguar pjesërisht nga Mesdheu për t’u fokusuar në skenarin e Indo-Paqësorit.

Pra, “na takon neve të mbushim boshllëkun, ky det është shtëpia jonë”, ishte komenti i tij.

Admirali parashikon se muajt e ardhshëm do të sjellin ndryshime të mëdha, ndaj duhet të jenë të përgatitur.

“Lufta në Ukrainë do të shtojë, për shembull, flukset e emigracionit në Evropë, e për më tepër ekziston dhe kriza energjetike”, kujton ai.

Për sa i përket konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, forcat detare italiane sipas Credendinos, janë të gatshme të shoqërojnë ngarkesat e mallrave, por edhe të “ndërhyjnë për operacionet e çminimit në rajonet bregdetare”, ndërsa konsiderohet se Mesdheu do të vazhdojë të mbetet një skenar kyç.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Gjermania jep lajmin fantastik për të gjithë shqiptarët
Artikulli tjetër“Talo Çela na ndau 20.000 euro”/ Iu sekuestruan 5 milionë euro pasuri, ja si Nuredin Dumani ‘fundosi’ Gentian Sharrën