Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”.
Advertisements
Sipas policisë Në datën 08.06.2022, në Komisariatin e Policisë Tepelenë ka bërë kallëzim shtetasja M. M., se në datën 02.06.2022, në Tepelenë, një shtetas i paidentifikuar e ka kanosur për të mos marrë pjesë në seancat gjyqësore që zhvillohen për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje e vitit 1997.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, pas një pune të mirorganizuar hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit V. Ll., 56 vjeç, banues në Fier. Vijon puna intensive për kapjen e tij.
Advertisements
Njoftimi:
Kanosi një shtetase, për të mos kallëzuar në seancat gjyqësore, identifikohet dhe shpallet në kërkim 56-vjeçari.
Në datën 08.06.2022, në Komisariatin e Policisë Tepelenë ka bërë kallëzim shtetasja M. M., se në datën 02.06.2022, në Tepelenë, një shtetas i paidentifikuar e ka kanosur për të mos marrë pjesë në seancat gjyqësore që zhvillohen për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje e vitit 1997.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, pas një pune të mirorganizuar hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit V. Ll., 56 vjeç, banues në Fier. Vijon puna intensive për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”.