Një ditë pas aksidentit tragjik me 3 të vdekur në aksin Levan-Tepelenë, është arrestuar nga policia drejtuesi i mjetit “Opel”, i cili po ashtu mbeti i plagosur së bashku me bashkëshorten dhe vajzën 6-vjeçare.
Advertisements
Shtetasi Mariglen Skënderaj akuzohet tashmë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Buzmadh, ku mjeti i drejtuar nga Skënderaj u përplas me atë ku ndodheshin 3 viktimat.
Advertisements
Ato janë: Sokrat Lelaj, bashkëshortja e tij Fatbardha Lelaj dhe e ëma e kësaj të fundit Bylyre Salaj.
Njoftimi i policisë:
Është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” drejtuesi i automjetit “Opel Zafira”, shtetasi Mariglen Skënderaj.
Skënderaj mbeti i plagosur bashke me bashkesorten dhe vajzen 6 vjecare pas perplasjes se ndodhur mbremjen e se enjtes ne afersi te fshatit Buzmadh ne autostraden Levan Tepelene.
Nga aksidenti mbeten te vdekur tre persona, perkatesisht Sokrat Lelaj, Fatbardha Lelaja dhe Bylyre Salaj,