Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku raportohet për disa viktima pas një sulmi me armë në Maryland, SHBA, thonë autoritetet. Një person i armatosur sulmoi një fabrikë në zonën Smithsburg, duke hapur zjarr ndaj punëtorëve.
Advertisements
Nga të dhënat e para raportohet se ka viktima të shumta. Sipas mediave amerikane,
autori është neutralizuar nga autoritetet pa dhënë më shumë informacion për gjendjen e tij. Sipas autoriteteve lokale, i armatosuri nuk përbën më rrezik.
Advertisements
Ky është sulmi i radhës në SHBA, ndërsa javët e fundit janë shënuar disa të tjerë. Kjo ka sjellë që autoritete do të rishikojnë ligjin për armët.