Po kalonte vijat e bardha, si shpëton për “një fije” nga përplasja gruaja në Tiranë, Policia në operacion i vendos gjobën e majme shoferit(Video)

Në Tiranë ndodh shpesh që këmbësorët të përplasen nga automjetet në vijat e bardha. Policia ka publikuar së fundmi një video në të cilën shihet një grua se si shpëton nga përplasja nga një Benz luksoz.

Advertisements

Drejtuesi i tij ka qenë me shpejtësi dhe vetëm centimetrat e kanë shpëtuar gruan.

Mirëpo, drejtuesi i mjetit lukzos është filmuar nga policia rrugore, e cila ishte në operacion dhe ka marrë gjobën e majme prej 45 mijë lekësh.

Advertisements

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tirane

Prej kohesh policia rrugore e Tiranes, ka shtuar kontrollet parandaluese duke aplikuar te gjitha format e patrullimit/monitorimit me qellimin e vetem parandalimin e aksidenteve rrugore qe shkaktojne jo vetem pasoja te renda per jeten dhe shendetin e personave qe perfshihen ne to, por edhe pasigurite dhe shqetesimet per kedo qe i shikon keto pamje shqetesuese.

Ashtu sikunder shum njerez me te drejte adresojne shqetesime qe lidhen me sigurine e jetes ne rruge, disa te tjere nxitojne te “marrin jete njerezish” ne vendkalimin e tyre, duke manifestuar pa pergjegjshmeri ligjore ne raport me normat e sjelljes ne rruge.

Pamjet jane shum shqetesuese, duke i kerkuar ndjese kembesores, shpresojme qe drejtuesit e mjeteve por jo vetem, te arrijne te reflektojne ne kohe per rendesine qe ka sjellja sipas normave per te gjitha kategorite e perdoruesve te rruges, jo vetem atehere kur behen subjekt i sanksioneve ligjore per shkelje qe mund te rrezikojne por edhe shkaktojne pasoja fatale per jeten dhe shendetin e perdoruesve te rruges.

#EdukataRrugoreNukBlihet

#ShpejtesiaTeVretEdheTy

#VleresoJetenDukeRespektuarRregullat

Artikulli paraprakAlarm në vendin fqinj të Shqipërisë, pas lisë së majmunit shfaqet edhe një tjetër sëmundje
Artikulli tjetërNjëri pas tjetrit! Me vrap nëpër ara, momenti kur shqiptarët arratisen nga burgu(Video)