Alarm në vendin fqinj të Shqipërisë, pas lisë së majmunit shfaqet edhe një tjetër sëmundje

Pas rrezikut konsistent që po shfaq virusi i ri i “lisë së majmunit” në Europë, një tjetër virus është shfaqur në fqinjin tonë përtej Adriatikut, Itali.

Advertisements

Sipas Ansa.it, “murtaja e derrave”, një sëmundje që shkaktohet nga derrat e egër sapo është shfaqur në një fermë të vogël në zonën e Lazios.

Ekspertët e shëndetësisë kanë zbuluar dy raste dhe këto kafshë do të vriten menjëherë nga shërbimet veterinare, ndërkohë që një mbledhje e task-forcës është duke u zhvilluar sipas Këshilltarit për Shëndetësinë në Rajonin e Lazios, Alessio D’Amato.

Advertisements

Autoritetet bëjnë me dije se pothuajse pesëdhjetë mijë derra të rritur në Lazio janë të rrezikuar nga sëmundja e njohur ndryshe si ethet afrikane të derrave, e cila shpesh është vdekjeprurëse për këto kafshë, por nuk është, përkundrazi, e transmetueshme te njerëzit dhe nuk ka problem me mishin në treg.

Artikulli paraprakKursi i këmbimit,10 qershor 2022
Artikulli tjetërPo kalonte vijat e bardha, si shpëton për “një fije” nga përplasja gruaja në Tiranë, Policia në operacion i vendos gjobën e majme shoferit(Video)