Në aksidentin tragjik të mbrëmjes së sotme janë identifikuar edhe emrat e katër të plagosurve dhe tre viktimave, ku njëri prej është punonjës i FNSH-së bashkë me vjehrrën e tij, Bylyrie Salaj dhe gruaja, Fatbardha Lelaj
Advertisements
Sipas informacioneve të plagosurit janë Fatbardha Lelaj Gerti Skënderaj, Gladiola Meraj dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
Ashtu siç duket edhe nga videoja e automjetet tip “Zafira” dhe “Ford” janë tërësisht të shkatërruara dhe transportohen me urgjencë të plagosurit. Ndërsa makina e morgut ka marrë dy trupat e personave që kanë ndërruar jetë.
Advertisements
Njoftimi: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë. Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe. Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L
Bylyre Salaj – viktimë, vjehrra e Sokrat Lelajt
Sokrat Lelaj- viktime
Fatbardha Lelaj- viktime
Te plagosur:
Gerti Skënderaj
Gladiola Meraj
Vajza 6 vjeçe