Dalin pamjet e aksidentit të rëndë/ Identifikohen viktimat, punonjësi i FNSH dhe një grua (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Buzëmadh në aksin rrugor Levan Tepelenë ku kanë humbur jetën 2 persona dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Advertisements

Identifikohen viktimat e aksidentit të rëndë që ka ndodhur sot në Fier.

Njëri është Sokrat Lela, nga Mbrostari i Fierit, punonjës i FNSH, i cili ka qenë duke udhëtuar bashkë me dy persona të tjerë.

Advertisements

Viktima tjetër është bashkëshoqëruesja e tij Fatbardha Lela. Të dy kanë qenë në mjetin Ford Fiesta.

Ashtu siç duket edhe nga videoja e dërguar nga korrespondentja e Panorama.al, automjetet tip “Zafira” dhe “Ford” janë tërësisht të shkatërruara dhe transportohen me urgjencë të plagosurit.

Ndërsa makina e morgut ka marrë dy trupat e personave që kanë ndërruar jetë. Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimave dhe personave të plagosur nuk dihet ende.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.

Artikulli paraprakAksidenti tragjik me pasojë vdekje, policia tregon detajet e rënda
Artikulli tjetërE trishtë! Ky është efektivi i FNSH që humbi jetën me bashkëshorten në aksident (EMRI+FOTO)