Ngjarje e rëndë/ Nigeriani kafshon dhe gëlltit gishtin e shqiptarit, sherri ndodhi për një femër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rimini të Italisë ku një shtetas nigerian ka kafshuar gishtin e një shqiptari gjatë një sherri në plazh.

Advertisements

Skena u përshkrua si një skenar i një filmi horror nga mediat lokale italiane. Alarmi u ngrit nga të pranishmit të cilët po shihnin sherrin e dhunshëm. Ndërhyrja e tyre shërbeu për të shuar përplasjen e ashpër të ndodhur mes dy 26 vjeçarëve shqiptare dhe moshatarëve të tyre nigerianë.

Shqiptari që ka pësuar më shumë dëme është ndaluar nga një patrullë e Zyrës së Parandalimit të Emergjencave Publike në Komisariatin e Policisë.

Advertisements

Njëri prej nigerianëve është shpallur në kërkim si i përfshirë në sherrin e rëndë.

Sipas informacioneve të policisë italiane e gjithë dhuna e ashpër dhe sherri ka ndodhur si pasojë e një rivaliteti mes të rinjve për disa vajza.

Artikulli paraprakU denoncua nga zyrtari i PD pas përplasjes ditën në Verës, kush është Kelmend Xhaferri që u arrestua sot nga RENEA
Artikulli tjetërRusia jep alarmin: Në Shqipëri, Bosnje dhe Kosovë ka armë të rënda, janë potencial për…