E FUNDIT/ Vihet në pranga krahu i djathtë i Talo Çelës (FOTO)

Forcat speciale RENEA pasditen e kësaj të enjte kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit ku kanë shoqëruar rreth 10 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me Nuredin Dumanin.

Advertisements

Kontrollet kanë qenë në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, pasi ka pasur informacione mbi vendndodhjen e të shumëkërkuarit, Talo Çela, i cili dyshohet se është i përfshirë në vepra të ndryshme kriminale me pagesë.

Pavarësisht marrjes së këtyre informacioneve për vendodhjen e tij policia nuk ka arritur të kapë Talo Çelën, por ka bërë të mundur arrestimin e krahut të tij të djathtë, Klement Xhaferrit.

Advertisements

Klement Xhaferri, ishte shpallur në kërkim nga prokuroria për ngjarjen e rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 Prillit, ku mbeti i vrarë në qytetin e Elbasanit, mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, i cili u ekzekutua nga badigardët e Gazment Bardhit, i cili ishte kryesuesi i listës së PD në qark.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në qytetin shqiptar, 18-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital
Artikulli tjetër“U bëre deputet mbi gjakun e një njeriu”/ Sherr mes Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit, plasin deklaratat e forta në Kuvend