Talo Çela si duket është një hap para policisë së shtetit. Ai ka mundur që të shpëtojë nga burgu duke u larguar nga vendi ku strehohej përpara se aty të mbërrinte policia.
Advertisements
Burime për Abc bëjnë me dije se gjatë kontrolleve që po zhvillon policia në Elbasan dhe Peqin për të kapur të shpallurit në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë, janë ndaluar 10 persona.
Dyshohet se Talo Çela strehohej në një nga vendet që ka qenë objekt i kontrollit nga RENEA. Kontrollet janë kryer në disa shtëpi dhe biznese, ndërsa operacioni është ende në vijim.
Advertisements