Agimi ka ardhur nga Zvicra, ku jeton prej 33 vitesh, për të surprizuar të fejuarën e tij në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Naxhija, me të cilën ka 3 fëmijë, është e premtuara e tij që kur ai ishte 7 vjeç ndërsa ajo 8 e gjysmë, pra kanë plot 50 vite fejesë. Shkak i kësaj fejese u bë motra e tij e madhe, e cila është e martuar në familjen nga vjen Naxhija. Por e habitshmja që ai rrëfen në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan është se çifti nuk janë takuar kurrë deri në martesë.
Advertisements
Ardit Gjebrea: Ti e kishe parë Naxhijen ndonjëherë?
Advertisements
Agim: Unë e shihja se shtëpia e motrës time ka qenë shumë e madhe, dilja në ballkon dhe e shikoja ndonjëherë.
Ardit Gjebrea: Të pëlqente?
Agim: Po, më pëlqente.
Ardit Gjebrea: Ia kish qëlluar motra?
Agim: Ia ka qëlluar shumë mirë.
Ardit Gjebrea: Kur i ke folur për herë të parë Naxhijes ti?
Agim: Me Naxhijen unë deri në martesë nuk kam biseduar kurrë.
Ardit Gjebrea: Asnjëherë? Deri në 17 vjeç, për 10 vite, edhe pse ti e dije që ajo ishte e fejuara jote, ti nuk ke komunikuar me të?
Agim: Kurrë.
Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe filloi të të pëlqente Naxhija?
Agim: Në moshën 16-17 vjeç, vendosa t’ia shkruaj një letër.
Ardit Gjebrea: Të fejuarës së patakuar?
Agim: Të patakuar kurrë. Vendosa t’i shkruaj një letër, disa poezi..
Ardit Gjebrea: Që i krijove ti?
Agim: Plani im ishte t’i jepja letrën, e sheh nëna e saj, thotë “ç’është kjo letër? Letrën Naxhija e lexoi, por nuk e fshehu nga njerëzit e saj. Ndërkohë familja na asistoi, nuk donin të kishin probleme, “ka ardhur koha të martoheni kështu që duhet të shkojë çdo gjë në rregull”.
Ardit Gjebrea: Pra ti je martuar pa folur kurrë me Naxhijen.
Agim: Pa folur kurrë.
Ardit Gjebrea:: Po mirë, të paska ndihmuar fati që Naxhija ishte kaq e mirë.