E rëndë në vendin fqinj/ Gjendet trupi i pajetë i një gruaje gjysmë të zhveshur dhe e hedhur në përrua, dyshohet se është shqiptare

Trupi i pajetë i një gruaja, gjysmë e zhveshur është gjetur pranë përroit Parmigliola, në Marinella di Sarzana, në provincën e La Spezia, Itali.

Advertisements

Ngjarja e rëndë është zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas medieve italiane, trupi i përket një gruaje rreth 30-40 vjeç, e cila dyshohet të jetë shqiptare.

Ende nuk dihet identifikimi i viktimës, ndërsa pranë trupit nuk u gjet ndonjë mjet apo dokumente të tjera identifikimi.

Advertisements

Trupi ishte mbuluar me gjak, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë vrasjeje. Megjithatë mbeten rezultatet e autopsisë për të përcaktur shkakun e vërtetë të vdekjes së gruas.

Artikulli paraprakTragjike/ 59-vjeçari vret vëllanë e tij me thikë më pas vetdorëzohet në polici
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Tërmeti godet Shqipërinë, ja epiqendra