Detaje tronditëse nga vdekja e aktores! Djali i saj rrëfen krimin e rëndë: Përdori dy thika për të vrarë nënën e tij, më pas…

Dalin detaje të reja nga vrasja e aktores së njohur greke, Maria Bonikou pasi u gjet e masakruar në shtëpinë e saj.

Advertisements

Sipas Proto Thema, djali i saj 46-vjeçari që po dërgohet sot në Prokurorinë e Pireut, thuhet se ka rrëfyer detaje të reja mbi vrasjen e së ëmës.

Ai ka deklaruar se ka përdorur dy thika për të vrarë nënën e tij dhe më pas ka hipur në makinë dhe ka ikur në kishën Shën Trifoni.

Advertisements

Në orën e para të mëngjesit, banorët kanë lajmëruar Policinë pasi 46-vjeçari kishte ndezur muzikën me zë të lartë dhe kishte kënduar gjithashtu. Me urdhër të prokurorit i dyshuari u dërgua në Nëndrejtorinë e Sigurisë së Pireut për t’iu nënshtruar kontrollit psikiatrik, ndërsa në orët e vona të natës ka pranuar aktin e tij.

Herët në mëngjes, aktorja 73-vjeçare Maria Bonikou u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, në Polles Elies. E moshuara u gjet me fytyrë poshtë dhe e goditur me thikë. Trupin e saj të pajetë e ka gjetur një i afërmi i saj ndërkohë djali i 73-vjeçares thuhet se vuante nga probleme të rënda psikologjike.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Hajdutët i futen në shtëpi 61-vjeçares dhe i marrin paratë
Artikulli tjetërI riu shqiptar kap sëpatën dhe shkatërron makinat e, kërcënon edhe policinë (VIDEO)