Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është evakuuar në një vend të sigurt, pasi në hapësirën ajrore të shtëpisë së tij të plazhit në Delaware, është futur një mjet i vogël fluturues.
Advertisements
Kjo ka shtyrë forcat ushtarake ajrore që përkujdesen për sigurinë e Presidentit Biden, që të aktivizojnë dy avionë ushtarakë.
Sipas raportimit të Daily Mail, presidenti Biden është dërguar me shpejtësi në një lokacion të sigurt ne Rehoboth, për shkak të një rreziku të mundshëm ndaj sigurisë së tij.
Advertisements
Biden është parë në pjesën e pasme të veturës së tij presidenciale, bashkë me autkolonën e tij që lëvizte larg nga shtëpia ku qëndronte.
Mediumi shkruan se Biden është evakuuar në një stacioni e zjarrëfikjeje në ora 12.45pm (llogaritja amerikane e kohës), dhe nga aty ka dalë në orën 1.29pm.
Dëshmitarja me emrin Susan Lillard i ka thënë CBS-së, se ajo pa një fluturake të vogël me ngjyrë të bardhe duke fluturuar në zonën ku ndodhet shtëpia e Presidentit Biden.
Ajo ka deklaruar se dy avionë ushtarakë me shpejtësi janë ngritur në ajër mbi vendin ku ajo qëndronte, për t’iu përgjigjur kërcënimit potencial.