Greqi- Një shofer ka përplasur me kamion një vajzë 2-vjeçare në Larisa të Greqisë.
Advertisements
Pasi e ka përplasur, shoferi ka tërhequr zvarrë dy vjeçaren dhe e ka braktisur në mes të rrugës, ndërsa vetë është larguar për t’i shpëtuar policisë.
Advertisements
Sot rreh orës 14:30 ( me orën greke) një kamion ka tërhequr zvarrë një fëmijë, e ka plagosur dhe e ka lënë në rrugë, pa i dhënë asnjë ndihmë.
Vogëlushja u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Farsalës dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të shoferit.