Dha 22 mijë paund për të shkuar në Angli, ëndrra e shqiptarit ndërpritet në mes! Ja çfarë i ndodh…

Një shqiptar i cili hyri në Mbretërinë e Bashkuar me gomone është arrestuar nga policia pasi u kap duke kultivuar kanabis.

Advertisements

Eudart Drazhi kujdesej për një fermë kanabisi në Commercial Street në Glyncorrwg.

Ai u kap kur policia bastisi pronën më 17 maj të këtij viti, dhe u përpoq të dilte nga pjesa e pasme e pronës. Por Drazhi nuk ja doli dhe u ndaluar në kopsht nga oficerët të cilët kishin rrethuar shtëpinë.

Advertisements

Në shtëpi u gjetën 59 bimë të cilat po rriteshin nën llamba të posaçme dhe kishte lidhje të jashtëligjshme energjie.

Drazhi, 32 vjeç kishte arritur në Angli pasi kishte paguar plot 22 mijë paund. Ai u deklarua fajtor për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 9 muaj burg.

Artikulli paraprakVideo që po ‘djeg’ rrjetin! Bora Zemani duke u puthur në buzë me balerinin e njohur, ja si qëndron e vërteta
Artikulli tjetërE rëndë! Kamioni tërheq zvarrë 2-vjeçaren, shoferi e lë në mes të rrugës dhe zhduket