Tym e flakë në një ndërtesë industriale, disa persona dërgohen në spital(Video)

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një ndërtesë industriale në Spreitenbach afër Cyrihut, njoftoi policia.

Advertisements

Shtatë persona pësuan thithje tymi, katër prej të cilëve u shtruan në spital.

Sipas policisë së kantonit Aargau, zjarri ka rënë në një objekt magazinimi në të cilin ruhet edhe bitum, andaj tymi është shumë i zi. Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës dhe në një distancë prej disa kilometrash është parë një re e madhe tymi.

Advertisements

Bitumi është i nevojshëm për prodhimin e asfaltit.

Sipas zëdhënësit të policisë Adrian Bieri, zjarri u përhap shpejt në ndërtesa të tjera. Megjithatë, nuk ka ndërtesa banimi në afërsi. Pjesa e pasme e magazinës u shemb rreth dy orë pas shpërthimit të zjarrit. Ndërtesa të tjera u dogjën dhe u shembën, raporton Tagesanzeiger.

Artikulli paraprakMe fat në të gjitha fushat! Qershori sjell lajme të mira për këto 3 shenja të zodiakut
Artikulli tjetërE gjithë bota po dridhet sot prej tij/ Mes varfërisë dhe talljes, ja si ka qenë fëmijëria e Putinit: Lufta e tij e parë ishte me minjtë