Miqtë bëhen bashkë për të plotësuar amanetin e prindërve, por mësojnë për vdekjen e…

Pas 40 vjetësh, miqtë e ngushtë të fëmijërisë gjejnë njëri-tjetrin. Engjëllushja, e cila ishte nismëtarja e këtij ritakimi, mundi ta çonte në vend amanetin e babait të saj për të ruajtur miqësinë me fëmijët e shokëve të tij të ushtrisë.

Advertisements

Koha e gjatë që ka kaluar i ka bërë atë dhe Tefikun me pamje ndryshe nga ç’mbajnë mend njëri-tjetrin, por iu ka ruajtur kujtimet e respektin. Kërkesën e shoqes së tij në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Tefiku e pranon pa hezitimin më të vogël.

Unë jam goca e madhe e Ndriçim Abdihoxhës. Përpara se babi të ndërronte jetë, na ka lënë një amanet.

Advertisements

Miqësinë që kanë pasur ata, domethënë xhaxhi metka me xhaxhi Thimin dhe fëmijët, sigurisht, ta vazhdojmë ne. Vërtet jemi shkëputur shumë, vërtet kërkoj ndjesë sepse ashtu na erdhën problemet, megjithatë unë në këtë familje të madhe, unë dua që ne vërtet ta vazhdojmë miqësinë që kishin prindërit tanë.

“Patjetër. Kur kam qenë student kam shkuar shpeshherë te shtëpia e xhaxhi Çimit”, kujton Tefiku.

Por ndërsa stafi i programit mundi të gjente Tefikun, copëza që mungon e formueses është Klementina, shoqja tjetër e tyre. Lajmi se fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë një vit më parë, trondit thellë Engjëllushen dhe Tefikun.

Artikulli paraprakU nda nga jeta në moshën 56-vjeçare/ Të martën sillet në atdhe trupi i ish-presidentit Bujar Nishani për t’u përcjellë në banesën e fundit
Artikulli tjetërRrëfimi tronditës: U shita në Itali nga i dashuri im dhe shoku i tij