U nda nga jeta në moshën 56-vjeçare/ Të martën sillet në atdhe trupi i ish-presidentit Bujar Nishani për t’u përcjellë në banesën e fundit

Pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani ditën e shtunë, të afërmit e tij dhe stafi mjekësor në Spitalin Universitar të Berlinit Charite po përgatisin procedurat për të sjellë në atdhe trupin e të ndjerit.

Advertisements

Pas kryerjes së këtyre procedurave pritet që trupi i ish-kreut të shtetit të mbërrijë në Shqipëri ditën e martë kur do t’i bëhen edhe nderimet e fundit.

Procedurat mund të përfundojnë ditën e nesërme dhe po të hënën pritet që rreth mbrëmjes trupi i ish-presidentit Bujar Nishani të niset drejt Tiranës.

Advertisements

Ish-kreu i shtetit do të përcillet për në banesën e fundit me ceremoni zyrtare ashtu siç aplikohet gjithmonë në rastet e figurave të larta shtetërore. Ndërsa qeveria pritet të nxjerrë një vendim për të gjitha procedurat e ceremonisë zyrtare për ta shoqëruar drejt banesës së fundit, ish-presidentin me të gjitha nderimet e duhura.

Ish-kreu i Shtetit Bujar Nishani ndërroi jetë të shtunën e 28 majit teksa po kurohej në spitalin universitar Charite të Berlinit në Gjermani. Shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar gjë e cila ishte fatale për të.

Ndërkaq një numër i madh personalitetesh të fushave të ndryshme duke nisur që nga politika brenda dhe jashtë vendit shprehën ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Nishani.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Librazhd, lëndohen 3 anëtarë të një familje
Artikulli tjetërMiqtë bëhen bashkë për të plotësuar amanetin e prindërve, por mësojnë për vdekjen e…