Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, pasditen e sotme, ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Gazetari Agim Blloshmi raporton se janë përplasur dy automjete në hyrje të qytetit.
Advertisements
Nga pamjet shihet se përplasja ka qenë e fortë dhe një prej automjeteve është kthyer përmbys. Tre anëtarë të një familje kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit, të cilët po udhëtonin me mjetin fuoristradën që është përmbysur.
Familja po udhëtonte nga Elbasani dhe janë përfshirë në aksident, ku janë përplasur me një mjet tjetër.
Advertisements
Sakaq, dy prej të lënduarve po marrin mjekim në spitalin e Librazhdit dhe drejtuesi i mjetit është dërguar për mjekim më të specializuar në Elbasan.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë./abcnews.al