Policia tregon detaje nga vrasja e 30-vjeçarit: ‘U neutralizua nga oficeri i veshur civil’

Policia e Kosovës në njfotimin e saj zyrtar ka dhënë detaje mbi vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni nga Qëndrim Januzi, i cili mbeti i palgosur pasi u qëllua nga një polic.

Advertisements

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari Qëndrim Januzi është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili në ato momente ishte me rroba civile.

“I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raport.

Advertisements

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të Prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj. Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri, pistoleta dhe shtatë gëzhoja”, thuhej në njoftim.

Artikulli paraprakPublikohen videot që po ‘thyejnë’ rrjetin, prindërit e Ilir Shaqirit ‘e djegin’ fare në dasmën e të birit
Artikulli tjetërPlagosja në Vlorë/ Gjykata e Lartë merr vendimin, ja çfarë do të ndodhë me vëllezërit Veshaj