Kush po e shkakton shtyrjen e ndeshjes së finales së Champions, ja çfarë ndodh jashtë stadiumit në Paris

Finalja e Ligës së Kampioneve po shoqërohet me skena kaosi të pazakontë. Sikur të mos mjaftonte vonesa e tifiozëve të Liverpul për t’u futur në impiantin e “Stade de France”, ka shumë syresh të cilët ia kanë hedhur masave të sigurisë duke u futur pa biletë.

Advertisements

Videot e fundit nga stadiumi tregojnë tifozë të Liverpulit të cilët kapërcejnë rrethimet e stadiumit dhe me vrap kalojën stjuardët, duke u futur për të parë ndeshjen edhe pse nuk kanë bileta.

Një ngjarje që kujton shumë atë të finales së Euro 2020 të vitit të kaluar në “Uembli” kur një numër shumë i madh tifozësh anglezë bënë të njëjtën gjë për të ndjekur sfidën mes Anglisë dhe Italisë.

Advertisements

Artikulli paraprakUEFA shtyn finalen e Champions League, ja çfarë ka ndodhur
Artikulli tjetërBora Zemani dhe Donald Veshaj kapen ‘mat’, fotografohen krahë njëri-tjetrit në rrugët e Genovas (Foto)