“E ëma sapo ishte kthyer nga puna…”/ Tragjedia me tri viktima, flet fqinji që tentoi të ndihmonte nënën dhe dy vajzat

Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashkë me dy vajzat e saj humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë

Advertisements

Viktimë mbetën ,Sidorela Kola 18 vjeç, Emiljana Kola 15 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç.

Fqinji i familjes Kola, Gjon Zeka ka folur për ‘News24’, ndërsa ka treguar rreth situatës së si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Advertisements

“I pashë të tria pa ndjenja dhe njërën prej tyre e kapa me dorë dhe ishte shumë e ftohtë akull dhe aty besova se kanë ndërruar jetë. Ka qenë një nga familjet më të respektuara. Njëra vajzë ishte me shkollë të lartë erdhi në banesë si ditë pushimi. E ëma sa ka ardhur nga puna, kur ka gjetur vajzën të vdekur në tualet, duket se ka tentuar ta kapë dhe ka vdekur edhe ajo. Shumë e rëndë”, ka thënë ai.

Ndërkohë aktualisht mësohet se trupat e pajetë ndodhen në banesë, pasi është kërkuar ardhja e ekspertëve.

Sipas burimeve nga police bëhet me dije se do të bëhet fillimisht një ekspertizë , më pas do të përcillen në morg ku do ti nënshtrohen një hetimi më të thelluar.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh? Rusia lëshon raketën hipersonike, goditet objektivi… (VIDEO)
Artikulli tjetërMerr fund pritja! Publikohen formacionet zyrtare të finales së Champions League