E FUNDIT/ Makina bëhet ‘copash’ në aksidentin tragjik, humb jetën i riu shqiptar (EMRI)

Një shqiptar 36-vjeçar ka humbur jetën dje pasdite pas një aksidenti në Appiano, Bolzano.

Advertisements

Tragjedia ndodhi pak minuta pas orës 14:00, në autostradë, kur furgoni i drejtuar nga Besmir Sadiku, rezident në Appiano, u përplas me një kamion TIR, pavarësisht sinjalizimeve për rrezik për shkak të trafikut të mjeteve të rënda në rrugë.

Pjesa e përparme e furgonit u palos e gjitha rreth trupit të Sadikut, duke mos i lënë asnjë shans për të jetuar.

Advertisements

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e urgjencës që e nxorën me shpejtësi trupin e shqiptarit, ndërkohë që mbërriti dhe helikopteri për ta transportuar në spital, por gjithçka ishte e kotë, pasi ai kishte vdekur në vend pas përplasjes.

Artikulli paraprakHabit Klea Huta, i kërkon divorcin Elgidit: Ose me binjakët ose me mua
Artikulli tjetërBeatrix Ramosaj nuk duron më dhe thyen akullin, flet për herë të parë edhe për ribashkimin e bujshëm Bora-Donald