Ngjarja e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ferizaj, ka tronditur edhe botën e repit. Fillimisht, u tha se personi i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit, është vëllai i reperit të njohur, Buta.
Advertisements
Sipas bluve, Qëndrim Januzi, pasi ka kryer krimin ka refuzuar urdhrat e Policisë, teksa me pistoletë në dorë i është kthyer zyrtarëve policor.
Ndërkohë, pak më parë, ka reaguar reperi Fero, i cili përmes një postimi në Instastory ka treguar se 30-vjeçarin e ka pasur mik të ngushtë si vëlla.
Advertisements
“Allahu në xhenet vëlla”, ka shkruar ai përmbi foto.
Nga ana tjetër si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.
Policia sqaron se me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri.
Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.