Po kërkonte për hashash, bie në humnerë oficeri i policisë

Gjatë një kontrolli për kanabis në malet e Dukagjinit, një oficer i policisë së komisariatit Shkodër ka rrëshqitur në terrenin e vështirë të zonës se Dushmanit, duke rënë në një humnerë.

Advertisements

Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve të tjerë, që prej ditës së premte, ende nuk është bërë e mundur nxjerrja e policit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se oficeri me inicialet Rr. F. ishte pjesë e një grupi bënte kontrolle për kanabis në zonë dhe ka rrëshqitur disa metër në një humnerë.

Advertisements

Mësohet se është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin pasi terreni është tejet i vështirë, ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.

Artikulli paraprakU bë nënë në “fshehtësi”, modelja shqiptare zbulon emrin e veçantë të djalit
Artikulli tjetërPublikohet foto e të riut që vrau 30-vjeçarin dhe i drejtori armën policisë. Është vëllai i reperit te njohur