Përdh*nuan të miturën, Prokuroria kërkon 46.8 vite burg për 5 të arrestuarit

LEZHË- 46.8 vite burg në total ka kërkuar Prokuroria e Lezhës për 5 personat e vënë në akuzë për përdhunimin e një 15- vjeçareje në fshatin Tarazh të Mirditë.

Advertisements

Prokurori Ylli Pjeternikaj, ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për Artan Kaçorrin, Albert Mollën, Ermal Tarazhin dhe Nikë Lleshin, si dhe 10 vite burg për personin me iniciale A. GJ. Duke qenë se iu është pranuar gjykimi i shkurtuar, atyre iu zbritet 1 e 3-a e dënimit.

Nga hetimet e kryera, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë konsumuar elemente të veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”. Tashmë do të jetë pala mbrojtëse, e cila do të paraqesë konkluzionet e saj dhe më pas trupa gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, do të japë vendimin për 5 të pandehurit.

Advertisements

Pesë personat u arrestuan në muajin maj të 2021-it nga Policia, pas denoncimit të babait të një vajze 15-vjeçare, i cili pretendonte se përmes shantazhit, vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat. Babai i vajzës deklaroi se bashkëshortja i kishte gjetur një aparat telefonik celular vajzës së mitur dhe pasi kanë hapur celularin, kanë konstatuar se kishin disa komunikime telefonike në aplikacione të ndryshme me shtetasit në fjalë, duke krijuar bindje se vajza e saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me ta.

Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.

Artikulli paraprakArian Çani habitet me pamjen e Robert Aliajt: Je lyer me fekale?
Artikulli tjetërTragjedia e tre vajzave që vdiqën në Greqi. Gjendet shënimi: Mami ti je…