Vjehrri dhe vjehrra rrahën nusen pasi e kapën me një djalë në dhomë, policia nis hetimet! E reja në gjendje të rëndë psikologjike, merret në mbrojtje nga uniformat blu

Një video e bërë virale në rrjet ka marrë përmasa të mëdha për një familje në fshatin Togez të Librazhdit.

Advertisements

Ditën e djeshme në internet qarkulloi një video ku vjehrri dhe vjehrra bashkë me të afërm të tjerë të tyre u futën në dhomën e djalit, emigrant në Angli ku ndodhej nusja e tij bashkë me një djalë tjetër, i cili thuhet se ishte i dashuri i saj.

Një person i cili ndodhej në dhomë bashkë me ta filmoi të gjithë skenën teksa vjehrri dhe vjehrra dhunuan vazhdimisht nusen duke i kërkuar llogari për veprimin e kryer.

Advertisements

Ditën e sotme, e reja ka marrë urdhër mbrojtje nga Policia e Elbasanit, ndërsa prindërit e bashkëshortit të saj janë vënë nën hetim nga uniformat blu.

Pas skandalit të një dite më parë ajo është larguar nga banesa e cila është e regjistruar në emër të saj, duke shkuar në shtëpinë e prindërve në një tjetër fshat të Librazhdit.

Ajo ka marrë ndihmë mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Mësohet se 23-vjeçarja ka qenë disa herë e strehuar te forumi i gruas në Elbasan pasi ishte dhunuar nga familjarët, ndërsa kishte marrë urdhër mbrojtje edhe nga babai i saj.

Artikulli paraprakU mbytën teksa ishin duke u larë në liqenin e Prushit, nxirren trupat e pajetë të dy të miturve
Artikulli tjetërIshin vëllezër! I madhi shkoi të shpëtoi të voglin por u mbytën të dy. Detaje nga ngjarja tragjike në liqenin e Prushit