U mbytën teksa ishin duke u larë në liqenin e Prushit, nxirren trupat e pajetë të dy të miturve

Janë nxjerrë trupat e pajetë të dy fëmijëve të cilët u mbytën në liqenin e Prushit në afërsi të Vaqarrit, në Tiranë.

Advertisements

Dy fëmijët të cilët dyshohet të jenë të moshës 11 dhe 13-vjeçare, ishin duke u larë në liqen me një grup shokësh.

4 prej tyre kanë mundur të dalin nga ujërat e liqenit artificial, ndërkohë që dy prej tyre u shpallën fillimisht të zhdukur.

Advertisements

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Ekipet e polumbarëve të RENEA-s kanë për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ E rëndë, mbyten në liqen dy të mitur në Tiranë
Artikulli tjetërVjehrri dhe vjehrra rrahën nusen pasi e kapën me një djalë në dhomë, policia nis hetimet! E reja në gjendje të rëndë psikologjike, merret në mbrojtje nga uniformat blu