Në Komisionin e Ligjeve është diskutuar sot në lidhje me kandidaturat e paraqitura për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.
Advertisements
Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë:
Altin Hoxha
Advertisements
Gentian Sula
Simon Miraka
Albert Nikolla
Ndërkohë që u rrëzuan kandidaturat e:
Marcel Hilës
Besim Ndregjonit.
Gjergj Markut
Skender Vrionit
Gjatë mbledhjes nuk munguan as akuzat e Gazment Bardhit, pasi sipas tij një prej kandidaturave (Simon Miraka) që mori mbështetjen e mazhorancës, është propozuar nga grupi i Berishës.
“Jeni të pafytyrë se keni bërë një betim që nuk votoni asnjë person të propozuar nga non grata, ja tek e keni firmën, sapo votuat një person që është propozuar nga non grata, po ju tregoj se çfarë përfaqësoni ju, ata njerëz që tjetër thoni dhe tjetër bëni. Jeni betuar ju, keni 6 muaj, që do rrëzoni çdo dokument që vjen nga non gratat, shpjegojeni votën tani”, u shpreh Bardhi.
Ndërkohë që përgjigja për Bardhin erdhi nga Klotilda Bushka, e cila tha se kandidati në fjalë kishte mbështetjen e 28 deputetëve, dhe jo vetëm të grupit të Berishës.