Duhet kohë që trupi të zgjohet prandaj disa gjëra nuk duhen bërë menjëherë pas gjumit, thotë Miriam Stoppard, mjeke e njohur angleze. Siç këshillon ajo, nuk duhet të ushtrohemi pasi zgjohemi, sepse trupi është i dehidratuar dhe indet tona nuk do të shtrihen siç duhet.
Advertisements
Muskujt janë të ngurtësuar, dhe disqet ndërvertebrale nuk janë mjaft të relaksuar, andaj nëse nuk jeni të kujdesshëm mund të lëndoheni. Lëngu i portokallit është gjithashtu në listën e veprimeve të padëshiruara pas zgjimit sepse bën më shumë dëm se dobi.
Domethënë vetëm e mbingarkon metabolizmin dhe ngre nivelin e sheqerit në gjak. Kjo ndodh sepse metabolizmi, i cili rregullon insulinën, nuk është ende plotësisht funksional.
Advertisements
Kafe me stomak bosh? Ide shumë e keqe.
Ajo këshillon gjithashtu shmangien e kafesë, sepse një filxhan i kësaj pije me stomakun bosh në fakt ul aftësinë e metabolizmit për të kontrolluar sheqerin në gjak, por gjithashtu jep një ndjenjë ngopjeje për shkak të së cilës nuk hamë mjaftueshëm lëndë ushqyese për mëngjes.
Studiuesit nga Universiteti i Bath besojnë se ky informacion i ri rreth kafesë mund të tregojë pasoja afatgjata për shëndetin. Gjegjësisht, në hulumtimin e tyre, ata zbuluan se kjo pije e zezë, kur pihet para mëngjesit, ul kontrollin e sheqerit në gjak për rreth 50 për qind.
Prandaj, është e rëndësishme, paralajmërojnë studiuesit, të hani gjithmonë diçka përpara se të konsumoni kafe. Dr.Stopard rekomandon që të jetë një mëngjes i vogël, por me vlera ushqyese, si bollgur, kos ose bukë me avokado. /abcnews.al